Telegrafi

Thaçi pas takimit me Nuland: Tani është koha për fund të krizës dhe datës për zgjedhje

Tani është momenti për tu ndërprerë kriza politike dhe të bien të gjitha palët dakord për një datë për zgjedhjet dhe tani të gjithë duhet të punojnë në të, tha lideri i PDSH-së Menduh Thaçi pas takimit me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike Victoria Nuland, e cila u mbajt Ambasadën e SHBA-së, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se nuk kishte kohë për të negociuar për hapa konkret, për shkak të parimeve më të fokusuara strategjike. Thaçi poashtu në pyetjen e gazetëve se a pritet të ketë takim të liderëve, ai tha se nuk është ‘Baba Vangje’, logjikisht është e pritshme diçka e tillë.

Thaçi tha se Maqedonia ka shumë fat që SHBA është shumë e interesuar të ndihmojë vendin për të gjetur dalje nga kriza. /Telegrafi/