Site icon Telegrafi

Thaçi pas takimit me Kurz: Marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë sjell paqe dhe siguri në rajon

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi pas takimit me kancelarin austriak, Sebastian Kurtz në një konferencë për media tha është i bindur se arritja e një marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sjellë paqe të qëndrueshme për dy vendet si dhe për rajonin.

Thaçi pas takimit me Kurz tha Kosova si shteti më proevropian e ka bërë të qartë vizionin për perspektivë euroatlantike.

“Ne duhet të punojmë me përkushtim t’i përfundojmë reformat e brendshme”, tha Thaçi, duke shtuar se marrëdhëniet e mira ndërshtetërore janë kusht themelor për proceset integruese.

Presidenti i Kosovës tha se përkundër faktit që Serbia dhe Bosnja nuk e kanë njohur Kosovën janë të përkushtuar për të vazhduar dialogun për arritjen e një marrëveshje me Serbinë.

Ai u shpreh i bindur se marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë do të sjellë paqe të qëndrueshme ndërmjet dy vendeve dhe paqe në rajon. /Telegrafi/

Exit mobile version