Telegrafi

Thaçi pas takimit me Kurtin: Pres t’i drejtohem Kuvendit për të raportuar për takimin në Uashington

Presidenti i vendit Hashim Thaçin pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka folur para medieve në lidhje me atë që ka diskutuar gjatë këtij takimi 2-orësh.

Thaçi tha se gjatë ditëve në vijim , pret të bëj një kërkesë që tu drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, për të raportuar për takimin që pati në Uashington.

Ai tha se ky takim ishte i një rëndësie të veçantë dhe historike që mund t’i paraprijë një marrëveshjeje finale me Serbinë.

“Unë pres që në ditët e ardhshme të bëj kërkesën që t’i drejtohem Kuvendit të Kosovës, për takimin në Uashington, i cili ka qenë një takim i një rëndësie të veçantë dhe historike, që mund t’i prij arritjes së një marrëveshje me Serbinë”, u shpreh presidenti.

Thaçi tha se bashkë me Kurtin kanë konstatuar se puna e përbashkët e institucioneve mund ta çojë vendin përpara.

“Ishte konstatim i përbashkët se një punë e  përbashkët e bartësve të institucioneve dhe liderëve politik të pozitës e opozitës, mund të çojnë vendin përpara. Mendoj se ka hapësirë të mjaftueshme, se ka gjëra që më shumë na ofrojnë sesa që na ndajnë për të çuar vendin në NATO dhe Bashkim Evropian, dhe për të ruajtur përjetësisht miqësinë me SHBA-të”, tha Thaçi.

Presidenti po ashtu e vlerësoi këtë takim si shumë të hapur dhe përmbajtjesor. Ai tha se kanë diskutuar për çështje të brendshme dhe për politikën e jashtme dhe për dialogun Kosovë-Serbi.

“Vlerësoj se pas takimeve që kam zhvilluar me liderët e partive, takimi me kryeministrin Kurti ka qenë në vazhdën e konsultave për hapat e mëtutjeshëm që duhet të ndodhin dhe ndermirën nga institucione te Republikës së Kosovës, prandaj konstatoj se takimi ka qenë i gjatë dhe përmbajtjesor, mendoj shumë i hapur ku janë diskutuar gjëra të cilat kemi pasur vlerësoj mendime konstruktive. Është diskutuar për çështjet e brendshme, por edhe të politikes së jashtme, ku janë prioritet nacionale të Kosovës dhe qytetarëve, për reformat që duhet të ndodhin që të lëvizim drejt perspektives evropiane, për zhvillimet dhe mundësitë e reja. Për rolin dhe fuqizimin e Kosovës, në arenën ndërkombëtare, gjithashtu edhe për Dialogun Kosovë-Serbi”, tha Thaçi./Telegrafi/