Site icon Telegrafi

Thaçi pas takimit me Bashen: Dialogu me Serbinë nuk do të jetë teknik

Ka përfunduar takimi ndërmjet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe kreut të Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha.

Pas takimit, Thaçi e Basha në një konferencë të përbashkët për media njoftuan se në takim kanë biseduar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri, transmeton Telegrafi.

“Kënaqësi e veçantë të takoj mikun tim të vjetër. Diskutuam për zhvillimet e fundit politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe mundësit për bashkëpunim më të mirë vëllazëror. Diskutuam edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për neve është me rëndësi jetike që të kemi një konsensus sa më të gjerë sa më përfshirës. Kontributi i Shqipërisë për neve gjithmonë ka qenë i mirëseardhur”, deklaroi presidenti Thaçi, përcjell Telegrafi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi (Foto: Ridvan Slivova)

Presidenti shtoi më tej se dialogu me Serbinë nuk do të jetë teknik dhe se ai duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

Ndërkaq, Basha tha se ia ka ofruar mbështetjen e tij presidentit Thaçi sa i përket dialogut me Serbinë.

“Shkëmbyem informacione për zhvillimet e fundit Kosovë, Shqipëri dhe hapat që po hidhen për dialogun me Serbinë. I shpreha mbështetjen time presidentit Thaçi për qëndrimet e tij si kreu i shtetit, në mbështetje të dialogut”, pohoi ai.

Kryetari i Partisë Demokratike në Shqipëri, Lulzim Basha ( Foto: Ridvan Slivova)

Kreu i PD-së, gjatë ditës së sotme pritet të takojë edhe liderët tjerë politikë./Telegrafi/

Exit mobile version