Telegrafi

Thaçi pas deklaratës së SHBA-së: Ta arrijmë marrëveshjen për njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB

Foto: Arkiv

Presidenti i vendit Hashim Thaçi, ka falënderuar zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas deklaratës se nuk ka plan sekret për shkëmbim territoresh por është vetëm spekulim.

Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi ka bërë thirrje të arrihet sa më shpejtë një marrëveshje për njohje reciproke me Serbinë dhe anëtarësim në OKB.

“Faleminderit Richard Grenell, Matt Palmer dhe Ambasadës së Amerikës në Kosovë, për një tjetër deklaratë bindëse”, shkruan presidenti.

Lexo po ashtu Departamenti Amerikan i Shtetit: Nuk ka plan të fshehtë për shkëmbime territoriale - të hiqet tarifa plotësisht

Thaçi theksoi se duhet përdorur mbështetja e Amerikës për të arritur qëllimet e Kosovës.

“Ne duhet të përdorim vrullin dhe mbështetjen e SHBA-ve për të rifilluar dialogun dhe për të arritur një marrëveshje përfundimtare, njohje reciproke dhe anëtarësim në OKB. Lajmet e rreme dhe spekulimet janë kërcënim i përhershëm i këtij qëllimi”, përfundon Thaçi./Telegrafi/