Telegrafi

Thaçi: Pamë dy pjesë të ndryshme në ndeshjen Llapi-Malisheva

(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Malisheva ka regjistruar edhe fitoren e dytë në BKT Superligën e Kosovës në futboll duke nënshtruar Llapin me rezultat 3-0.

Skuadra e promovuar këtë edicion në elitë, është ngritur në kuotën e shtatë pikëve, nga dy fitore, një barazim dhe një humbje.

Në një prononcim për mikrofonat e Art Sport, trajneri Arsim Thaçi e ka komentuar ndeshjen.

Lexo po ashtu Malisheva me fitore bindëse ndaj Llapit

Ai ka thënë se gjysma e parë ishte mjaft e dobët dhe e ngadaltë dhe se të zgjedhurit e tij i dhanë shumë hapësira kundërshtarit.

(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Porse, sipas trajnerit, pjesa e dytë ishte e jashtëzakonshme, ndërsa në këtë fraksion u realizuan tre golat e Malishevës.

Thaçi ka thënë se kjo fitore është shumë e rëndësishme dhe se nëse arrijnë rezultate të këtilla ndaj këtyre skuadrave, atëherë po dëshmojnë se Malisheva është ekip shumë i fortë.

Ndryshe, Feronikeli do të jetë kundërshtari i radhës për malishevasit në javën e pestë të Superligës. /Telegrafi/