Site icon Telegrafi

Thaçi: Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vlerësuar se është e turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësojë pjesëmarrjen e ish-presidentes Jahjaga në një festival në Beograd.

“Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Postimi i plotë:

“Presidentja Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo u dha zë mijëra grave të cilat me vite jetonin me dhimbje dhe stigmë.

E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e Presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin.

Nuk mund të ketë pajtim duke mohuar krimet në Kosovë. HTH” /Telegrafi/

Exit mobile version