Site icon Telegrafi

Thaçi: Nuk jemi armiq me Ahmetin, jemi vëllezër

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, në emisionin mbrëmshëm Click Plus, ka dërguar ftesë publike Kryetarit të BDI-së, Ali Ahmetit për tu ballafaquar në debat publik në lidhje me çështjet e përgjithshme që i tangojnë shqiptaret në Maqedoni.

“Me mijëra herë e kam thënë se kam dëshirë të ballafaqohemi në një debat, bashkë me z. Ahmetin dhe të diskutojmë shume hapur për çështjet aktuale në vend. Në asnjë moment nuk më shkon ndërmend të bëj ndonjë diskreditim, ndonjë raport privat ose ngjajshëm, do të flasim vetëm për çështje të përgjithshme, të debatojmë dhe ne fund qytetarët shqiptarë të kuptojnë se ne, nuk jemi armiq, ne jemi shqiptarë, dhe jemi vëllezer. Debati mes meje dhe z. Ahmetit do të kontribuojë në demokratizimin e skenës politike shqiptare.”, deklaroi Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version