Telegrafi

Thaçi: Nora na bëri krenar si Majlinda

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka vlerësuar lartë paraqitjet e Nora Gjakovës në Lojërat Olimpike.

Thaçi në Facebook shkruan se Nora, njësoj si Majlinda ka bërë çmos për të fituar, edhe pse vuante nga një lëndim.

Lexo po ashtu Eliminohet Nora Gjakova nga Lojërat Olimpike

Ai shton se xhudisjta me paraqitjet në Rio, ka bërë krenar të gjithë shqiptarët.

“Edhe pse e lënduar, Nora njësoj si Majlinda ka bërë çmos për të fituar dhe na bëri krenarë si çdo herë me paraqitjen e saj, pavarësisht rezultatit. Të gjithë sportistët kosovarë pjesëmarrës në Rio 2016 janë fitues. HTH”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook