Telegrafi

Thaçi: Njohjet nuk janë të rastësishme

Duke komentuar sërish ftesën që i ka bërë presidentit serb, Boris Tadiq, Thaçi ka thënë se pika e parë e rendit të ditës në një takim të mundshëm do të ishte njohja reciproke shtetërore.

Thaçi ka thënë se në seancën e radhës së Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të paraqiten progresi i Kosovës si edhe sfidat që e presin shtetin e ri.

Ai ka thënë se nuk po e shmang qëllimisht një takim me shefin e UNMIK-ut, Lamberto Zannier, porse takime të tillë do të mbahen në koordinim me presidentin. /ktv/