Site icon Telegrafi

Thaçi-Nishani inkurajojnë bashkëpunimin ekonomik Kosovë-Shqipëri

????????????????????????????????????

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi, pas një takimi sot në Tiranë, inkurajuan qeveritë e të dy vendeve për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik mes tyre.

Gjatë fjalës së tij, Nishani ka vënë theksin tek nxitja e marrëdhënieve ekonomike mes dy shteteve.

Nishani tha se përfshirja në delegacionet e dy vendeve e ministrave të infrastrukturës dhe transporteve dëshmon vëmendjen që Shqipëria dhe Kosova i kushton këtyre sektorëve, në kuadër të bashkëpunimit dypalësh, ku rol kanë luajtur dhe takimet me dy qeverive.

Me këtë rast, Kreu i Shteti shqiptar vlerësoi rolin domethënës që Thaçi ka luajtur në dinamizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, sidomos në sektorin energjetik, krijimin e pikave doganore të përbashkëta dhe forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor. /Telegrafi/

Exit mobile version