Presidenti i vendit, Hashim Thaçi është nisur drejt Brukselit, ku nesër pritet të takohet me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.
Thaçi përmes një postimi në Twitter, ka thënë se do takimi i nesërm do të jetë i vështirë, mirëpo i domosdoshëm.
“Rrugës për Bruksel për një takim tjetër të vështirë me homologun e Serbisë, por të domosdoshëm për të arritur marrëveshjen përfundimtare dhe gjithëpërfshirëse ligjore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Vetëm kjo do të hapë perspektivën e BE-së për vendet tona dhe do të sigurojë anëtarësimin në KB për Kosovën”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
On my way to Brussels for yet another difficult meeting with counterpart from Serbia, but a necessary one to achieve the final, comprehensive legally binding deal between #Kosovo and Serbia. Only this will open EU perspective for our countries and ensure UN membership for Kosovo.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) November 7, 2018