Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tashmë ka nisur takimin me shefen e Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.
Thaçi para takimit me Mogherini, në një deklaratë për media tha se Kosova dhe Serbia po hyjnë në një fazë të re të dialogut, ndërsa arritja e një marrëveshje përfundimtare ka kuptim vetëm me njohje reciproke.
Ekipi i Telegrafit në Bruksel njofton se ende nuk janë parë ekipi i Serbisë në Bruksel, edhe pse tashmë takimi Thaçi-Mogherini ka filluar.
Ndryshe, mediat serbe kanë raportuar Vuçiq ka mundësi të anulojë vizitën në Kosovë, por edhe takimin në Bruksel. /Telegrafi/
Foto: Arkiv