Site icon Telegrafi

Thaçi ngushëllon vdekjen e djalit të Nexhat Dacit

Foto: Ridvan Slivova-Telegrafi

Presidenti, Hashim Thaçi i ka shprehur ngushëllime familjes Daci, për vdekjen e Arian Dacit nga orteku i borës në Brezovicë.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se vdekja e zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, është e rëndë për të gjithë.

“Me pikëllim të madh kam pranuar lajmin për vdekjen tragjike të zëvendësministrit të Diasporës, Arian Daci, djalit të kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe mikut tim, Nexhat Daci. Në këto momente shumë të rënda, si President dhe mik i familjes, në emrin tim dhe qytetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta kryetarit Daci dhe familjes së tij.”, shkroi Thaçi.

Siç njofton policia, orteku i borës ka ndodhur rreth orës 15:00.

Arian Daci, 40 vjeçar ka qenë farmacist me profesion, njihej si sikajtor që preferonte shtigjet ekstreme të skijimit./Telegrafi/

Exit mobile version