Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ngushëlluar institucionet dhe qytetarët e Rusisë pas fatkeqësisë në qytetin Kemerovo të Rusisë, ku pas një zjarri në një qendër tregtare kanë humbur jetën dhjetëra persona.
” Lajm i tmerrshëm nga Kemerovo në Rusi, ku shumë fëmijë duket se janë zhdukur pas një zjarri. Ngushëllime të sinqerta institucioneve dhe popullit të Rusisë. Ne jemi me familjet dhe miqtë e viktimave në këtë ditë shumë të trishtuar”, shkruan Thaçi në Twitter.
Ndryshe, të dielën të paktën 37 persona kanë vdekur nga një zjarr që ka përfshirë një qendër tregtare në Rusi.
Ndërkohë raportohet edhe për 70 persona të zhdukur, 40 prej të cilëve janë fëmijë. /Telegrafi/
Terrible news from #Kemerovo in #Russia where many children appeared to have perished in a blaze. Sincere condolences to the institutions and people of #Russia. Our thoughts are with victims' families and friends in this very sad day.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 26, 2018