Telegrafi

Thaçi ngushëllon familjen e Xhafer Ahmetit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Ahmeti, pas vdekjes së Xhafer Ahmtit, konsullit të Kosovës ne Mal të Zi.

“Më pikëlloi shumë lajmi për vdekjen e parakohshme të Xhafer Ahmetit”

“Ka qenë gjithmonë një bashkëpunëtor i mirë dhe i çmuar. Ishte një prej diplomatëve më të dalluar të Kosovës, me përplot energji për të punuar”.

“Ngushëllime familjes Ahmeti, miqve dhe kolegëve të tij”, ka shkruar presidenti në Facebook.

Lexo po ashtu Ndërron jetë Konsuli i Kosovës në Mal të Zi