Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjen Buja për vdekjen e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja.
Në një status në rrjetin social Facebook, Thaçi ka shkruar se familja vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe për familjen Buja dhe gjithë miqtë e tij.
“Vdekja e ish-eprorit të UÇK-së, Bislim Buja, është një humbje e madhe për familjen Buja dhe gjithë miqtë e tij. Familja Buja u shqua për kontributin e madh në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ngushëllime të sinqerta familjes dhe gjithë miqve të tij”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe pas një sëmundje të gjatë, në moshën 51 vjeçare dje ka vdekur ish-eprori i lartë i Zonës Operative të Nerodimes, Bislim Buja. Familja Buja nga Komuna e Lipjanit njihet për kontributin e madh gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Bislim Buja është vëllai i Lulzim Bujës, njërit prej njerëzve kryesorë që është përkujdesur për sigurinë e Thaçit që nga paslufta. Varrimi i të ndjerit Bislim Buja bëhet nesër në orën 12:00, në varrezat e fshatit Bujan të Lipjanit./Telegrafi/