Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në Twitter ka shprehur shqetësimin e tij për sulmin që ndodhi sot në Munster të Gjermanisë.
Gjatë ditës së sotme në Munster disa persona kanë vdekur dhe dhjetëra janë lënduar, pasi një automjet ka hyrë në turmë të njerëzve duke i shkelur.
“Po ndjekim me një shqetësim të madh sulmin në Munster. Për shumë kosovarë Gjermania është shtëpia e dytë. Mendimet dhe lutjet tona janë me viktimat dhe të afërmit e tyre”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Following with great concern the attack in #Münster. For so many #Kosovars, #Germany is second homeland. Our thoughts and prayers are with victims and their closest ones. https://t.co/GBuUKHhGrG
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) April 7, 2018