Site icon Telegrafi

Thaçi ngushëllon Britaninë e Madhe

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka ngushëlluar familjet e viktimave pas sulmeve të mbrëmshme në Londër.

“Një sulm shokues në Londër. Lutjet tona janë familjet e viktimave. Mbretëria e Bashkuar është një shtyllë fundamentale e lirisë njerëzor – prandaj është një cak i terroristëve të ulët çnjerëzorë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Twitter.

Së paku gjashtë njerëz janë vrarë dhe 30 të tjerë janë plagosur kur një furgon i bardhë shkeli këmbësorë, ndërsa drejtuesit e furgonit sulmuan me thika kalimtarët, duke përfshirë edhe zyrtarë policorë.

Exit mobile version