Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ngushëlluar shtetin e Afganistanit për viktimat e sulmit terrorist në Kabul, ku një ditë më parë u vranë rreth 100 persona.
Presidenti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se Afghanistani është një ndër të parët që njohën Pavarësinë e Kosovës, andaj ka dhe vend të veçantë për të.
”I pikëlluar dhe i shqetësuar nga sulmi terrorist në Kabul. Dhjetra të vrarë e qindra të plagosur. Afghanistani është një nga vendet e para që ka njohur Kosovën dhe ka një vend të veçantë në zemrën tonë. Ngushëllime. Ta dini, nuk jeni të vetëm në luftimin kundër të keqes”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/
I'm saddened and disturbed by the terrorist attack in #Kabul. Dozens murdered, hundreds injured. #Afghanistan is one of first countries to have recognised #Kosovo and has a special place in our heart. Condolences. Know that you are not alone against evil.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 27, 2018