Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për Zërin e Amerikës ka thënë se e ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe, kalon përmes Prishtinës.
“Unë besoj fuqishëm se nga procesi i normalizimit të marrëdhënieve mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë duhet të kalojmë në fazën e pajtimit”, ka thënë ai.
Sipas tij, bisedimet Kosovë-Serbi janë pasqyruar në shtendosjen politike në gjithë rajonin.
Thaçi shfaqi edhe shpresën për tejkalimin e krizës politike në vend, ndërsa vuri theksin tek lufta kundër krimit e korrupsionit, reformat në drejtësi dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm!