Site icon Telegrafi

Thaçi nga Budva: Kosova do ta ketë përkrahjen e SHBA në finalizimin e dialogut me Serbinë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në forumin e sigurisë ‘To be secure’ është takuar me drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Kosova do ta ketë përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikë në fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Në Forumin e Sigurisë “То be Secure”, bisedova për forcimin e paqes në rajon dhe rrugëtimin tonë euroatlantik edhe me Drejtorin për Evropën Qendrore dhe Jugore të SHBA-së, Matthew Palmer.

Kosova është e gatshme për të vazhduar fazën e fundit të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE dhe me përkrahje të fuqishme nga SHBA-të.

Përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës do ta kemi edhe në këtë proces, njëjtë qysh e kemi pasur në çdo hap të rëndësishëm për shtetin tonë”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version