Presidenti në ardhje, Hashim Thaçi, në emisionin “Info – Box” të RTV Dukagjini, ka theksuar se do të punojë që t’i shërbejë të gjitha qytetarëve të Kosovës, pa dallime.
Thaçi ka thënë se ka qenë dhe është që presidenti i vendit të zgjidhet përmes votës se qytetarëve, dhe se sipas tij, çështja e parë për të cilin do të mund të diskutonte më spektrin politik është që të krijoheshin rrethanat që presidenti i ardhshëm i Kosovës, të zgjidhet direkt nga populli, transmeton Telegrafi.
“Kosova duhet ta ruaj sistemin parlamentar, sepse konsideroj se nuk është e shëndetshme për demokracinë që pushteti të koncentrohet te një individ. Këtë sistem zgjedhor nuk e ka përcaktuar një lider i vetëm, por të gjithë bashkërisht”, ka shtuar ai.
Derisa, i pyetur nëse, pas përfundimit të mandatit të tij si president, do të rikandidojë për këtë pozitë, ai ka theksuar se këtë do ta bënte nëse presidenti do të votohej nga qytetarët. /Telegrafi/