Site icon Telegrafi

Thaçi në vizitë Selisë së Shenjtë (Foto)

Presidenti i zgjedhur Hashim Thaçi është pritur sot në Vatikan nga kryepeshkopi dhe presidenti i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë, Vincenco Paglia.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti Thaçi nëpërmjet një postimi në Facebook, të shoqëruar edhe me disa fotografi.

Postimi i Thaçit në Facebook:

“Si president i zgjedhur sot në Vatikan u prita nga monsinjor Vincenzo Paglia, kryepeshkop dhe president i Këshillit Papal për Familje në Selinë e Shenjtë dhe themelues i Komunitetit Sant Egidio.

Pata kënaqësinë që në emër të qytetarëve të Kosovës ta falënderoj për shenjtërimin e Nënë Terezës nga Ati i Shenjtë Papa Françesku, më 4 shtator 2016.

Në këtë takim nga monsinjor Paglia kërkova përkrahjen për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Vatikani, për vënien e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve dhe emërimin e delegatit apostolik në Prishtinë. HTH”, (sic), ka shkruar Thaçi.

Exit mobile version