Site icon Telegrafi

Thaçi në Thumanë: Së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka vizituar sot Thumanën, zonë kjo e cila është prekur nga tërmetet e fuqishme të ditës së djeshme.

Mirëpo deri sa Thaçi ishte duke folur para gazetarëve aty ndodhi edhe një tërmet i ri dhe atij iu ndërpre fjalimi.

Lexo po ashtu Lëkundjet e tokës ia ndalin Thaçit fjalimin në Thumanë

Ai në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi.

“Në Thumanë, përkrah motrave dhe vëllezërve tanë, që po kalojnë momente shumë të vështira. Bashkëndjejmë dhe e ndajmë dhimbjen, ashtu siç e kemi ndarë gjithmonë. Çdo njeri vullnetmirë duhet të solidarizohet me shqiptarët dhe Shqipërinë, duke mbështetur vëllazërisht njëri-tjetrin, që së bashku ta tejkalojmë edhe këtë fatkeqësi”, ka shkruar ai./Telegrafi/

Exit mobile version