Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi sot në zyrën e ambasadorit Jess Baily në Shkup takoi zëvendës ndihmës sekretarin amerikan të shtetit, Matthew Palmer.
Nga PDSH thonë se në takim u bisedua për situatën aktuale politike, për zbatimin e Marrëveshjs së Prespës, si dhe për procesin e reformave.
“Kryetari Thaçi në takim theksoi se PDSH do të vazhdojë ta mbështes taksativisht procesin e ndryshimeve kushtetuese që burojnë nga marrëveshja e Prespës, si dhe të procesit të reformave për integrimin e plotë të vendit në NATO dhe BE”, thuhet në njoftimin e PDSH-së.
Ata shtojnë se në takim Palmer rikonfirmoi mbështetjen e plotë amerikane për Marrëveshjen e Prespës dhe të agjendës që çon vendin drejt anëtarësimit në NATO dhe BE./Telegrafi/