Site icon Telegrafi

Thaçi në “rrezik”, kontestohet nga Ismet Hebibi!

“Thaçi në Gjykatën Kushtetuese

1.Zgjedhja e Z.Hashim Thaçit është në kundërshtim me Kushtetutën- sepse Rugova , Sejdiu dhe Pacolli jane votuar ne zgjedhjet presidenciale nga populli, dhe deputet kanë ratifikuar(votuar) dëshiren e Sovranit në parlament.

Në rastin Thaçi nuk ka pas zgjedhje presidenciale, KQZ nuk i ka shpallë zgjedhjet presidenciale edhepse mandati i Znj. Atifete Jahjaga ishte i rregullt 5 vjeçarë.

Prandaj, pas përfundimit të mandatit 5 vjeçarë të Presidentit, duhet të shpallen zgjedhjet e regullta, ti shpallë KQZ(Këshilli Qendrorë Zgjedhor),kohën për fushatë, si dhe ditën

e mbajtjes së zgjedhjeve të rregullta presidenciale- sepse përfundon afati i rregullt 5 vjeçarë i Presidentes Jahjaga.Dhe nuk kemi të bëjë fare me zgjedhje të jashtazakonshme.

(Provë juridike:Nuk kemi të bëjë me zgjedhje të jashtazakonshme, por me zgjedhje të rregullta dhe kalendar të rregullt të zgjedhjeve të rregullta presidenciale në Republikën e Kosovë!)

2.Mungesa e deputetëve në Kuvend me rastin e votimit te Hashim Thaçit për president. Kryetari(Presidenti i Republikës së Kosovës
zgjedhet me 2/3-at e 120 deputetëve, të cilët oblogohen me qenë të pranishëm dhe me votue, pos atyne që kanë leje.

(Provë juridike:mungesa e gjithe :deputeteve të Opozites bashkuar(LVV, AAK,NISMA) dhe (5) deputetëve të LDK-së që munguan në seancë të Kuvendit me ç‘rast u zgjodh Kryetari i shtetit Z.Hashim Thaçi ???!!!……)

Neni 84.4 I Kushtetutës siguron se Presidenti I Republikës së Kosovës do të zgjidhet me dy të tretat (2/3-at) e “votave të te gjithë deputetëve” të Kuvendit, që do të thotë se të gjithë 120 deputetët duhet të votojnë minus ata deputetë të cilët kanë marrë leje nga Kryetari I Kuvendit, dhe kandidati cili merr 80 ose më shumë vota (në raundin e parë dhe të dytë) do të zgjidhet. Vetëm nëse nuk arrihen dy të tretat e shumicës, mbahet raundi I tretë. Neni 27 I Ligjit për deputetë dhe neni 27.4 i Rregullores së punëns së Kuvendit, përmban formulim identik të fjalëve: “dy të tretat (2/3) e votave të te gjithë deputetëve të Kuvendit”.

Ka edhe shumë pika tjera, këto kardinalet mjaftojnë!!”, ka shkruar Hebibi.
 

Exit mobile version