Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë, kanë prezantuar qëndrimet lidhur me vazhdimin e dialogut mes dy vendeve.
Thaçi ka deklaruar se marrëveshja finale do të rezultojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi dhe pranimin e vendit tonë në OKB, ndërkohë që ka kërkuar që procesi i dialogut në Bruksel duhet të vazhdojë pa kushte.
“Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë komplikuar. Kemi probleme të vjetra njëqindvjeçare të armiqësisë dhe periudhës së freskët të luftës në Kosovën në vitin 1999. Ka pasur 20 mijë viktima të dhunës gjatë luftës në Kosovë dhe askush nuk është dënuar për këtë. Populli i Kosovës ka vuajtur shumë për shkak të spastrimit etnik”, tha presidenti Thaçi.