Në Bratisllavë, në kuadër të forumit ndërkombëtar “GlobSec”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media pas përfundimit të panelit ku u diskutua për të ardhmen e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë, ku pjesë panelit ishin edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, theksoi se pati pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual, ka dallime thelbësore që janë krejt normale.
“Sa i përket debatit me presidentët, Gjukanoviq dhe Vuçiq, mendoj se ishte në frymën e një diskutimi të kërkimit të mundësive për vazhdimin e dialogut, tejkalimin e pengesave dhe vështirësive që kemi aktualisht që dialogu të mos kushtëzohet dhe që të mund të arrihet një marrëveshje përfundimtare historike, gjithëpërfshirëse, që do të përmbyllej me njohje reciproke të shtetit të Kosovës nga Serbia. Pavarësisht nga kritikët dhe skeptikët, dialogu nuk ka alternativë”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se Forumi është një mundësi e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës që të afirmojë të arriturat e veta dhe t’i prezantojë sukseset si vend i pavarur dhe sovran.
“Në Bratisllavë në shtetin ku ende nuk e ka njohur shtetin e Kosovës, pra Sllovakia dhe katër shtete të Bashkimit Evropian. Ishin mundësi të mira të takoheshim me personalitetet të ndryshme dhe lider të ndryshëm edhe të Bashkimit Evropian por edhe me zyrtarë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Edhe zyrtarë të ShBA nga Departamenti i Shtetit dhe Senati konfirmuan mbështetjen e fuqishme që do të ketë Kosova edhe në të ardhmen. Ndërsa, në diskutimin që sapo ndodhi në Forum, ku panelistë ishim edhe unë si president i Kosovës, presidenti i Serbisë Vuçiq dhe presidenti i Malit të Zi, Gjukanoviq, natyrisht se ka pikëpamje të ndryshme për realitetin aktual. Ka dallime thelbësore që janë krejt normale. Edhe për proceset e dialogut në të kaluarën. Për procesin e implementimit. Serbia duhet të implementojë marrëveshjet dhe obligimet që ka marr qoftë për sektorin e energjisë dhe IBM-së”, tha Thaçi.
Presidenti tha se në këtë Panel, është kërkuar nga Serbia që të krijojë mundësi për të mos penguar serbët në veri për të funksionalizuar çështjen e urës në qytetin e ndarë dhe njerëzit, ndërsa Kosova t’i krejt të gjitha obligimet që i ka nënshkruar në vitin 2013, por në të njëjtën kohë Serbia mos t’i pengoj qytetarët serb të Kosovës për të participuar në kuadër të përgjegjësive që kemi marr ne në Bruksel.
Ndërsa presidenti përveç takimit të ndryshme që ka pasur paradite, me diplomatin amerikan Philip Reeker, pasdite është takuar edhe me senatorin Ronald Johnson. /kp/Telegrafi/