Site icon Telegrafi

Thaçi: Përvoja e Kosovës me NATO-n, e vlefshme për botën

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në Kanada, do të marrë pjesë në hapjen e Forumit Ndërkombëtar të Sigurisë, që po mbahet në Halifax.

Në hapjen e këtij forumi të pranishëm do të jenë edhe personalitete të shquara të jetës politike dhe të sigurisë, si nikoqiri, ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit Singh Sajjan, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ministrat e Mbrojtjes të Ukraninës, Meksikës dhe shteteve tjera.

Në një postim të tij në Facebook ka thënë se do të shpalosë përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Shkrimi i plotë i Thaçit në Facebook:

Sonte në Konferencën Ndërkombëtare të Sigurisë në Halifax të Kanadës do të flas për përvojat e Kosovës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme dhe të një shoqërie gjithëpërfshirëse.

Përvoja e Kosovës me misionin paqeruajtës të NATO-s dhe me administratën e UNMIK-ut, si dhe sukseset në rindërtimin e shoqërisë dhe ndërtimin e shtetit janë përvojë e vlefshme për tërë botën.

Nga kjo përvojë mund të mësojmë për rastet e tjera, ku duhet të intervenohet për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njeriut dhe të ndihmohen shoqëritë të ndërtojnë shtet mbi parimet e lirisë e barazisë. HTH

 

Exit mobile version