Site icon Telegrafi

Thaçi: As ne e as ndërkombëtarët nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi  ka përkujtuar të pagjeturit e luftës së fundit në Ditën Ndërkombëtare të tyre.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë.

“Në këtë ditë ndërkombëtare kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tanë”, ka shkruar Thaçi.

Postimi i plotë:

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Pagjetur kujtojmë vajzat e djemtë, nënat e baballarët, motrat e vëllezërit dhe çdo të dashur tonë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur që nga lufta në Kosovë. Zbardhja e fatit të të pagjeturve është jetike për familjet tona dhe për Republikën e Kosovës, për të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen tonë.
Në këtë ditë ndërkombëtare kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve tanë.
Nuk mund të ketë paqe pa e zbardhur të vërtetën e fatit të tyre dhe pa dhënë përgjegjësi kryesit e krimeve. Nuk do të ndalemi deri në zbardhjen e fatit të çdo të pagjeturi në Kosovë! As ne dhe as bashkësia ndërkombëtare nuk mund të lejojmë që gjenocidi serb në Kosovë të harrohet dhe të kalojë i pandëshkuar. /Telegrafi/

Exit mobile version