Presidenti, Hashim Thaçi, këtë të diel e ka kaluar në Drenicë, ku ka takuar kryetarët e dy komunave të këtij rajoni.
Ai ka takuar kryetarin e Skënderajt, Bekim Jashari dhe nënkryetarin Nuredin Lushtaku dhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci.
“Pata kënaqësinë që sot, së bashku me miqtë e mi, me Presidentin Thaçi, Kryetarin dhe nënkryetarin e Skënderajt, Bekim Jasharin dhe Nuredin Lushtakun, të pimë kafe, në Drenicë, përtej çdo politike.
E kaluara me të tashmen, japin optimizëm dhe zgjidhje të mira për të ardhmen tonë!”, ka shkruar Lladrovci në Facebook
Bekim Jashari detyrën e kryetarit në Skënderaj e ka marrë duke garuar si i pavarur, ndërsa Ramiz Lladrovci dhe Nuredin Lushktaku janë edhe anëtarë të PDK-së, partisë që dikur e drejtonte Thaçi. /Telegrafi/