Site icon Telegrafi

Thaçi në Ditën e Evropës: Jemi vend me mbi 90% përkrahje për BE-në

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i cili në Ditën e Evropës gjendet për vizitë zyrtare në Berlin tha se Kosova është një vend me mbi 90 % përkrahje për Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se duhet të punojnë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet evropiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet.

“Dita e Evropës më gjen në Berlin ku kam takim bilateral ne Kancelarën Merkel. Porosia ime është e qartë: jemi vend me mbi 90% përkrahje për Bashkimin Evropian dhe vlerat evropiane. Tani duhet të punojmë me partnerët në Berlin, Bruksel, kryeqytetet evropiane por edhe Uashington, që ëndrra shekullore e popullit të Kosovës të bëhet realitet. Dialogu, pajtimi por para së gjithash puna e sinqertë do të na sjellin në këtë cak. Hapi i parë duhet të jetë liberalizimi dhe lëvizja e lirë”, shkruan Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version