Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar perandorin Naruhito për marrjen e frontit perandorak në Japoni.
Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se në emër të popullit të Kosovës i uron mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa.
“Nder i veçantë për mua dhe Republikën e Kosovës që të marr pjesë në banketin e shtruar për të shënuar proklamimin e marrjes së fronit perandorak nga Perandori Naruhito në Pallatin Perandorak në Tokyo dhe t’i shpreh në emër të popullit të Kosovës, Perandorit Naruhito dhe tërë popullit japonez, urimet tona për paqe, mbarësi dhe prosperitet në periudhën Reiwa”, ka shkruar Thaçi.
Ndryshe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ditë më parë është pritur nga Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku ka biseduar për marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve si dhe hapjen e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm/Telegrafi/