Telegrafi

Thaçi në Amerikë – thotë se do të takohet me ish-presidentin Bush

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për një vizitë zyrtare.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Thaçi ka treguar se atje do të takohet me sekretarin e SHBA-së, Mike Pompeo dhe me Këshilltarin për Siguri Kombëtare, John Bolton.

Në takim pritet të diskutohet për  një aleancë strategjike dypalëshe, si dhe për përparimin e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë.

Tutje ai ka shtuar se gjatë vizitës, do të takohet edhe me ish-presidentin George Bush, në Teksas.

“Po e filloj javën në Washington DC, do të takohem me sekretarin Mike Pompeo dhe Këshilltarin për Siguri Kombëtare John Bolton, ku do të diskutojmë për aleancën strategjike dypalëshe dhe për përparimin e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë, e cila mundëson anëtarësimin e Kosovës në OKB, NATO dhe Bashkimin Evropian. Gjithashtu, pres të takohem edhe me Presidentin Bush në Teksas”, ka shkruar Thaçi.