Telegrafi

Thaçi, në 8-vjetorin e vendimit të GJND: Të bashkohemi për të siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke komentuar vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e Deklaratës së pavarësisë së Kosovës, ka shkruar se ishte ndër fitorët më të mëdha ndërkombëtare.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, tha se ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare.

Postimi i Thaçit:

“Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) tetë vjet më parë dha mendimin këshillues mbi legalitetin e deklaratës së pavarësisë së Kosovës. Ky vendim i parapriu shumë proceseve politike, në të cilat ishim të bashkuar, duke ia siguruar Kosovës ndër fitoret më të mëdha ndërkombëtare. Edhe sot, na presin shumë sfida, e për tejkalimin e tyre duhet të japim kontribut të gjithë, për t’i siguruar fitoret e radhës së shtetit tonë, anëtarësimet në BE, NATO dhe OKB”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/