Site icon Telegrafi

Thaçi në 21-vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe: Ky krim hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 21 vjetorin e masakrës në Krushë të Madhe thotë se autorët ende nuk kanë dalë para drejtësisë, duke theksuar se kjo masakër kishte zgjatur tri ditë me radhë.

Pëkujtimin për këtë masakër, e bëri përmes një postimi në facebook, ku e cilësoi këtë si njërin ndër krimet më të rënd të Serbisë ndaj popullatës shqiptare të Kosovës

“Në Krushë të Madhe, para 21 viteve, për tri ditë me radhë, forcat serbe vranë dhe masakruan qindra banorë të pafajshëm, duke shkaktuar plagë të pashërueshme deri më sot. Edhe pas dy dekadash autorët e krimeve, tokës së djegur, masakrave gjithandej Kosovës, gjenocidit dhe dëbimit masiv të popullatës shqiptare, nuk u vunë para drejtësisë, as vendore as ndërkombëtare. Krimi në Krushë të Madhe hyn në radhën e krimeve më të rënda të shtetit të Serbisë”, shkruan Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version