Site icon Telegrafi

Thaçi ndryshon datën e seancës konstituive, e shtynë për 26 dhjetor

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka ndryshuar datën e mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë, nga 24 dhjetori për kur ishte paraparë për 26 dhjetor.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se kjo është bërë me kërkesë të partive politike.

Lexo po ashtu Thaçi thërret mbledhjen për konstituimin e Kuvendit, për 24 dhjetor

“Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së Mbledhjes së Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, ditë më parë presidenti Thaçi kishte caktuar 24 dhjetorin si datë për seancën konstitutive të Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/

Exit mobile version