Presidenti në ardhje i Kosovës Hashim Thaçi ka vizituar sot simbolin e rezistencës kombëtare Adem Demaçin në shtëpinë e tij në Prishtinë.
Thaçi, zgjedhjen e tij president e ka ndërlidhur se kjo ngjarje ka ndodhur në 80 vjetorin e lindjes së Demaçit.
Postimi i Thaçit në Facebook:
“Sot vizitova simbolin e rezistencës sonë kombëtare. Ndjehem i bekuar që u zgjodha President i Republikës së Kosovës në 80 vjetorin e lindjes së heroit të gjallë të kombit dhe mikut tim, Adem Demaçi.
I uroj nga zemra shëndet, lumturi dhe jetë të gjatë. HTH” (sic), ka shkruar Thaçi.