Telegrafi

Thaçi nderon katër dëshmorë me urdhrin “Hero i Kosovës”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka nderuar dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se dëshmorët në fjalë shquhen për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike të tyre.

Postimi i plotë i Thaçit:

“Duke marrë parasysh kontributin dhe sakrificën e madhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj i dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Ata u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike, që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur! HTH”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/