Telegrafi

Thaçi: Ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është humbje e madhe për kulturën dhe artin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se është i pikëlluar me vdekjen e artistes, Nexhmije Pagarushës.

Ai ka deklaruar se Nexhmije Pagarusha me zërin e saj e përjetësoi muzikën shqipe, duke i dhënë vlera të përjetshme, me të cilat krenohet krejt bota shqiptare.

Presidenti Thaçi ka pohuar se, ndarja nga jeta e Nexhmije Pagarushës është një humbje e madhe për kulturën dhe artin tonë kombëtar, transmeton Telegrafi.

“Zëri i saj karakteristik e shndërroi në një ikonë të papërsëritshme, bazuar në dhuntitë dhe talentin e saj të pakufishëm. I përjetshëm do të mbetet emri dhe zëri i Bilbilit të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare bilbili i muzikës shqipe, Nexhmije Pagarusha

Këngëtarja Nexhmije Pagarusha, ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë. Ajo vdiq në moshën 86-vjeçare./Telegrafi/