Telegrafi

Thaçi ndan dekoratë edhe për Lushtakun

Presidenti i Kosovës ka ndarë medalje presidenciale edhe për ish komandantin e Zonës Operative të Drenicës Sami Lushtaku.

Thaçi në Facebook ka dhënë edhe arsyet e dekorimit me këtë medalje, për Lushtakun.

“Me Medaljen Presidenciale Jubilare të dhjetëvjetorit pavarësisë, dekorova gjeneralin Sami Lushtaku, njërin nga komandantët më të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Z. Lushtaku ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në luftën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/