Site icon Telegrafi

Thaçi: NATO në Kosovë po bënë punë të shkëlqyer, po punojmë që shumë shpejt të bëhemi pjesë e saj

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në vitin jubilar të NATO-s, i ka shprehur mirënjohje shteteve anëtare që siç tha ai para 20 viteve shpëtuan popullin e Kosovës nga gjenocidi i Serbisë.

Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer.

Sipas tij Kosova me ushtrinë e vet po punon që shpejt të bëhet pjesë e NATO-s.

“Në këtë vit jubilar të NATO-s, në kuadër të të cilit po mbahet Samiti në Londër, në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës shpreh mirënjohje të pakufishme ndaj shteteve anëtare që para 20 vjetëve shpëtuan popullin tonë nga gjenocidi i Serbisë. Edhe në këtë kohë të sfidave dhe rreziqeve të reja për sigurinë globale, misioni i NATO-s në Kosovë është duke bërë punë të shkëlqyer. Kosova me ushtrinë e vet të re po punon që shumë shpejt të bëhet pjesë e NATO-s dhe të kontribuojë për paqen dhe stabilitetin në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook. /Telegrafi/

Exit mobile version