Presidenti i ri i Kosovës, Hashim Thaçin ka deklaruar se kontributi i dëshmorëve do të jetë ai që do të na bashkojnë për ta dërguar Kosovën përpara.
Thaçi, i cili pritet të marr detyrën e presidentit, zyrtarisht në fillim të muajit prill, sot ka vënë kurora lulesh në Kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Çiçavicës-1998-1999”, ku prehen të masakruarit e Likoshanit dhe Qirezit, si dhe dëshmorët e tjerë.
Ai tha se po bëjnë nderime më të larta institucionale e kombëtare për gjithë ata njerëz që dhanë jetën për lirinë e Kosovës
“Ne do të i kontribuojnë gjithmonë si shtet, si shoqëri dhe se kontributi i dëshmorëve do të jenë ata që do të na bashkojnë për ta dërguar Kosovën përpara”, tha ai.
Kurora lules në Kompleksin e varrezave “Dëshmorët e Çiçavicës-1998-1999”, ka vendos edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili tha se institucionet kanë përgjegjësi ndaj familjarëve dhe ndaj idealit të atyre që kanë rënë për lirinë e Kosovës dhe ta qojnë vendin përpara.