Presidenti Hashim Thaçi, pas takimit me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian, Federica Mogherini, ka thënë se mesazhet e saj i japin Kosovës përkrahje për procesin e integrimit europian.
“Kosova është shteti më pro-evropian në rajon dhe mesazhet e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, i japin përkrahje procesit të integrimit evropian në përgjithësi, por edhe hapave konkretë e të menjëhershëm, si liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaço, përmes një postimi në Facebook.
“Kosova dhe rajoni kemi sfida të ndryshme, por kemi aspiratë dhe prioritete të njëjta – zhvillimin dhe anëtarësimin në Bashkimin Evropian”.
“Vizita e Përfaqësueses së Lartë, Mogherini, është konfirmim se Bashkimi Evropian është i përkushtuar që edhe Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e unionit”, është shprehur Thaçi.