Telegrafi

Thaçi: Mirëpres miratimin e Rezolutës e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur miratimin e rezolutës nga Kuvendi i Kosovës për dënimin e gjenocidit serb.

Në një status në llogarinë e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë.

Lexo po ashtu Kuvendi miraton rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë

“E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë. HTH”, ka shkruar në Facebook, Hashim Thaçi.

Ndryshe sot Kuvendi i Kosovës me 79 vota për ka miratuar rezolutën për gjenocidin serb./Telegrafi/