Site icon Telegrafi

Thaçi: Mirënjohës ndaj presidentit Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin e 50 respiratorëve

Hashim Thaçi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump për donacionin e 50 respiratorëve për Kosovën në luftë ndaj COVID-19.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se është mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump, transmeton Telegrafi.

“Mirënjohës ndaj presidentit Donald Trump dhe qeverisë amerikane për donacionin bujar të 50 respiratorëve për Kosovë përveç 1.6 milionë dollarëve të ndihmave të mëhershme në luftën kundër Covid-19. Së bashku dalim më të forte”, ka shkruar Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version