Site icon Telegrafi

Thaçi merr urime nga i pari i Finlandës: Do të ishte mirë të qetësohet skena politike e Kosovës

Presidenti i Republikës së Finlandës, Sauli Niinistö, i ka dërguar një letër urimi presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi. Më poshtë mund ta lexoni të plotë letrën e kreut të Finlandës.

“Shkëlqesia Juaj,

Me rastin e inaugurimit tuaj si President i Republikës së Kosovës, ju përcjell urimet e mia më të ngrohta dhe më të sinqerta.

Marrëdhëniet bilaterale në mes të Finlandës dhe Kosovës janë të ngushta dhe shumë të mira. Finlanda do të jetë një përkrahëse e fortë e Kosovës edhe në të ardhmen dhe jam i bindur se miqësia jonë do të forcohet edhe më tej. E mirëpres vazhdimin e bashkëpunimit tonë të ngushtë.

Gjatë muajve të fundit Kosova ka përjetuar kohëra të turbullta. Do të ishte e një rëndësie të madhe për Kosovën dhe qytetarët e saj që skena politike të qetësohet. Jam i bindur se nën udhëheqjen tuaj të aftë Kosova së shpejti do t’i kthehet zhvillimit të qëndrueshëm dhe rrugës së reformave.

Me lejoni me këtë rast të ripohoj mbështetjen tonë për përpjekjet tuaja, dhe ju uroj suksese në detyrën tuaj të lartë.

Sauli Niinistö

President i Republikës së Finlandës”, thuhet në letër. /Telegrafi/

Exit mobile version