Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos ka zhvilluar edhe një takim bilateral me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se me Vuçiqin kanë biseduar për vazhdimin e dialogut.
“Ne biseduam për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe domosdoshmërinë e arritjes së një marrëveshjeje historike ndërmjet dy shteteve. Kjo është e vetmja mënyrë për ruajtjen e paqes dhe hapjen e perspektivës evropiane për gjithë Ballkanin Perëndimor”, shkruan Thaçi.
Ndryshe, Thaçi ka marrë pjesë sot edhe në takimin e liderëve të Evropës, që u mbajt në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror.
Thaçi shkruan se në këtë takim kanë biseduar për temat aktuale që po ndikojnë në agjendat rajonale dhe më gjerë. /Telegrafi/