Telegrafi

​Thaçi: Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marrë pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën “Flamuri Kombëtar” nga presidenti Ilir Meta.

Thaçi ka thënë se presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare, transmeton Telegrafi.

“Ishte kënaqësi të marr pjesë sonte në ceremoninë e vlerësimit të ish-Presidentit të Shqipërisë, Rexhep Meidani, me dekoratën ‘Flamuri Kombëtar nga presidenti Ilir Meta. Në vitet më përcaktuese për lirinë e Kosovës, presidenti Meidani ishte njeriu që me parimin “Një komb, një qëndrim” u vu në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare dhe popullit të Kosovës për liri. Presidenti Meidani afirmoi çështjen e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe luajti rol në demokratizimin e shoqërisë shqiptare. Ai mbetet në kujtesën tonë kolektive si presidenti i parë i Shqipërisë që vizitoi Kosovën”, ka shkruar presidenti në Facebook. /Telegrafi/